Mbappe: Nuk e mbyll karrieren pa luajtur për Milanin

Futboll

Mbappe: Nuk e mbyll karrieren pa luajtur për Milanin

Më: 25 tetor 2023 Në ora: 13:32
Mbappe

Një ditë më parë nëna e Kylian Mbappe-s, Fayza, e zbuloi se djali i saj ishte një tifoz i “çmendur” i klubit italian, AC Milan.

“Djali im ishte tifoz i “çmendur” i Milanit. Kur humbisnin, ai mund të përplaste telekomandën dhe mund të thoshte fjalë të pista”, ka deklaruar nëna e asit të PSG-së.

Ndërkohë, edhe vet ylli francez e ka pranuar se është tifozë i skuadrës “Rossonere” qysh nga fëmijëria.

Madje, ai thotë se një ditë do të luajë për gjigantin italian.

“Jam tifoz i madh i Milanit që nga fëmijërija. Nuk e mbyll karrieren pa luajtur njëherë për Milanin”, ka thënë Mbappe.

Ylli i PSG-së, prej kohësh është duke u kërkuar nga Real Madridi, dhe siç raportohet, Mbappe verën që vjen do t’i bashkohet klubi të famshëm spanjoll..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat