Real Madridi piketon zëvendësuesin e Benzemasë

Futboll

Real Madridi piketon zëvendësuesin e Benzemasë

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 19:55
Tomas Gimenez

Tomas Gimenez ka përfunduar në lupën e Real Madridit dhe meksikani pritet që të plotësojë boshllëkun që skuadra e Ançelotit ka në majë të sulmit.

Meksikani, i lindur para 22 vitesh në Argjentinë, luan për Fejenordin dhe cilësitë e tija ai i tregoi edhe mbrëmë ku i shënoi dy gola Lacios së mbrojtësit të Kombëtares shqiptare në Champion, takim i cili u fitua nga holandezët me rezultatin 3-1. 

Numrat e tij janë mbresëlënës këtë sezon, ku ka shënuar 15 gola në 11 ndeshje

Pas largimit të Karim Benzemasë tek sauditët e Al-Itihad, “Los Blancos” afruan Joselun, por dihej që në fillim se sulmuesi veteran nuk është zëvendësuesi ideal për sulmuesin francez.

Por, fatmirësisht Xhude Belingham po shënon rregullisht, ndaj nuk po ndihet edhe aq mungesa e një sulmuesi “pykë” te Reali. Mësohet se madrilenët e kanë nisur punën për ta bërë të tyre Gimenez që në merkaton e dimrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat