Pioli kërkon konfirmimin e kthesës ndaj Lecces

Futboll

Pioli kërkon konfirmimin e kthesës ndaj Lecces

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 12:38
Pamje nga një ndeshje

Të gjithë lojtarët më të mirë janë gati për në fushë, me përjashtim të të lënduarit Pulisic, i zëvendësuar nga Chukwueze.

Gara e kampionatit nuk pret më dhe Milani duhet të gjejë tri pikët në Lecce.

Tri pikë dhe vazhdimësi, që fitorja në Ligën e Kampionëve ndaj PSG-së të mos mbetet iluzion dhe skuadra kuqezi të shijojë pa meraqe dhe makthe pushimin dy javor.

Ndeshja jashtë fushe në Lecce, me skuadrat në fushë në orën 15:00, bëhet në këtë kuptim më e rëndësishmja nga të gjitha. Kuqezinjtë duhet të ndryshojnë prirje (dy humbje dhe një barazim në tri ndeshjet e fundit), që të kapen pas Interit dhe Juventusit, të cilët po vrapojnë shpejt dhe tashmë kanë rritur epërsinë e tyre në renditje.

Për këtë arsye, Stefano Pioli, ndryshe nga sa ka bërë disa herë në të shkuarën e afërt, lë mënjanë rotacionin. Më të mirët në dispozicion do të luajnë, me përjashtim të Krunic në mesfushë, i cili duhet t’i japë Musah frymëmarrje, së bashku me Reijnders.

Vazhdimësia teknike, para rezultateve, duke nisur nga formacioni, i rikonfirmuar pas mbrëmjes magjike në Champions League. Do të jetë sërish 4-2-3-1, që i lejon trajnerit të kuqezinjve të shkojë me disa forca në zonën e Giroud dhe të mos lejojë shumë metra mes Leaos dhe portës kundërshtare.

Në këtë kuptim, kontributi i Loftus-Cheek, gjigant ndaj PSG-së në rolin e mesfushorit-sulmues, mund të jetë sërish themelor. Anglezi mund të lëndojë me përshpejtimet e tij dhe njëkohësisht të udhëheqë presionin ofensiv ndaj kundërshtarit. Nga ana tjetër, Lecce, që humbi vonë në Romë, është një ekip që luan futboll.

Ajo pret momentin e duhur, por gjithmonë përpiqet të dalë me topin, pastaj kërkon vertikalen për Krstovic, i cili këtë herë do të shoqërohet nga Strefezza (Almqvist është i dëmtuar). Për pjesën tjetër, as D’Aversa nuk ka ndonjë problem të madh, përveç gjetjes së një zgjidhjeje për shpërthimet e Leaos dhe rikuperimit të pikëve që la “in extremis” në “Olimpico”.

Do të jetë një ndeshje e vërtetë për kuqezinjtë, do të jetë ndeshja e së vërtetës, sepse fryma e Champions League duhet të përsëritet në kampionat, nëse nuk duan të bëjnë budallallëkun pararendës ndaj Udinese. Tashmë ka nisur sfida në distancë mes Juventusit dhe Interit, të cilët do të takohen ballë për ballë pas pushimit. I takon Milanit të vendosë nëse do t’i vëzhgojë ato nga larg apo do të përpiqet të futet në garën e titullit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat