Pochettino Te e mëparshmja nuk kishim Brojën

Futboll

Pochettino Te e mëparshmja nuk kishim Brojën

Më: 12 nëntor 2023 Në ora: 22:00
Pochettino e Broja

Çelsi arriti një barazim dramatik përballë Mançester Sitit në “Stamford Bridge”, me “blutë” që ndalën një tjetër pretendent për titullin kampion.

Në konferencën pas ndeshjes, trajneri i londinezëve, Mauricio Poçetino, i pyetur për një tjetër sfidë kundër një pretendenti disa javë më parë, Arsenalit, ai u përgjigj se i mungonte Broja dhe dy sulmuesit e tjerë, Xhekson dhe Nkunku.

“Nuk kishim Brojën, nuk kishim Nkunkun, Niko (Xhekson) po rikuperohej nga një dëmtim në krah, prandaj nuk përdorëm asnjë sulmues.

Sot luajtëm më ofensivë me lojtarë si Xhekson, Broja dhe kur të kemi e Nkunkun, do i përdorim të tre ata”, u shpreh argjentinasi.

Broja hyri në fushën e lojës në minutën e 90’ dhe fitoi menjëherë një penallti që u shndërrua në gol nga Kol Palmer për t’i marrë një barazim kampionëve të Anglisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat