Harry Kane do ta thyej rekordin e Robert Lewandowskit

Futboll

Harry Kane do ta thyej rekordin e Robert Lewandowskit

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 12:53
Harry Kane

Sulmuesi anglez, Harry Kane, në 11 ndeshje në Bundesliga ka realizuar 17 gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë duke prirë në listën e top shënuesve në elitën e futbollit gjerman. Megjithatë anglezi do ta ketë para vetës një ojbketiv për ta thyer rekordin e polakut Robert Lewandowski.

Reprezentuesi polak në sezonin 2020/21 ishte i jashtëzakonshëm duke realizuar 41 gola në Bundesliga dhe shtoi shtatë asistime. Legjenda e Bajernit, Lotar Mateus është i bindur se Kejn do ta thyej rekordin e Lewandowskit kur kanë mbetur edhe 25 ndeshje deri në fund.

“Pas ruajtjes së trendit pozitiv ndaj ekipeve jo të lehta në mbrojte si Dortmundi dhe Heidenheim, jam i bindur se Kejn do ta thyej rekordin e Robert Lewandowskit.

Rruga është e gjatë, vetëm ndonjë dëmtim i rëndë do ta bënte të pamundur, por s’besoj, marrë në konsideratë rezistencën e anglezit.

Ai ka luajtur në Ligën Premier, kampionati më dinamik dhe ia ka dalë, ndërsa Gjermania disi më e butë në ndërhyrje. Interpretimi i pykës së kampionëve në ligë vërtetë speciale”.

Mjeshtëria në ndaljen e topit, ekzekutimin e goditjeve, qetësia dhe mbështetja që u fal shokëve të ekipit e ka ngritur kaq lart grupin e Tushellit”, deklaroi Mateus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat