Osimhen largon Brojën nga Chelsea?

Futboll

Osimhen largon Brojën nga Chelsea?

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 11:56
Broja e Pochetinno

Largimi i sulmuesit kuqezi, me destinacion West Ham, do të krijonte kushtet për të tentuar sulmuesin e Napolit

Chelsea mund të lejojë largimin e Armando Brojës për të krijuar mundësinë për nënshkrimin me Victor Osimhen.

Sulmuesi i Napolit është shfaqur si një objektiv kyç për blutë, teksa po kërkojnë të zgjidhin enigmën e sulmit.

Sipas Football London, Chelsea është i gatshëm të sanksionojë shitjen e tij për të rritur shanset e për të nënshkruar me sulmuesin e Napolit. Në këtë situatë West Ham mund të rindezë interesin për Brojën nëse Chelsea është i gatshëm ta shesë atë.

David Moyes më parë kishte dhe një ofertë prej 30 milionë stërlinash, të refuzuar në 2022.

Mirëpo, më vonë ai këputi ligamentin e kryqëzuar, duke u kthyer nga dëmtimi vetëm pas fillimit të këtij sezoni.

Një tjetër dëmtim në gju e ka kufizuar 22-vjeçarin në vetëm pesë paraqitje këtë sezon.

Ndërkohë, Chelsea thuhet se ka besim se mund të nënshkruajë me Osimhen, me sulmuesin që i skadon kontrata me Napolin në vitin 2025.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat