Zumberi: Kjo fitore ishte tejet e rëndësishme për ne

Futboll

Zumberi: Kjo fitore ishte tejet e rëndësishme për ne

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 15:54
Zumberi

Kapiteni i Kosovës u21, Valon Zumberi ka thënë se e kanë merituar fitoren përball Izarelit në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2025”.

Kosova u21 të martën triumfoi 3:1 kundër Izarelit në kuadër të Grupit D kualifikues.

“Jam shumë i kënaqur pasi në këtë ndeshje e kemi treguar veten dhe kemi dëshmuar se kemi ekip të mirë.

Në përgjithësi luajtëm mirë dhe mund të them se kjo fitore ishte tejet e rëndësishme për ne”, ka thënë Zumberi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat