Brazili përballë Argjentinës me mungesa

Futboll

Brazili përballë Argjentinës me mungesa

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 16:09
Rodrygo

Në orët e para të mëngjesit, të së mërkurës, me orën tonë lokale, “Seleçao”-t e Brazilit do të presë në “mitikun”, “Maracana” të Rio de Zhaneijros, kampionët e botës në fuqi, Argjentinën, në një përballje të vlefshme për fazën kualifikuese të Kampionatit Botëror të futbollit, që do të zhvillohet në vitin 2026, në Amerikë, Kanada e Meksikë.

Mirëpo, ndaj një rivali historik, Brazili vjen i “plagosur”, me dy “yjet” e ekipit, Neymar e Vinicius Junior, që do të mungojnë për shkak dëmitmesh dhe i fundit që mbetet në fushën e blertë është “fantazisti’, Rodrygo, me këtë të fundit, që është shprehur se është i gatshëm të mbajë mbi “shpatulla” Kombëtaren e tij, në këtë sfidë.

“Është e natyrshme që përgjegjësia mbi mua të rritet. Ne ishim pa Neymar dhe tani edhe Vinicius është jashtë.

Kjo do të thotë se njerëzit do të presin më shumë nga unë, dhe unë shpresoj t’ua kthej besimin.

Po punoj aq sa mundem dhe do të jap maksimumin. Jam gati të marr mbi shpatulla Brazilin në këtë ndeshje të madhe kundër Argjentinës”,- u shpreh “fantazisti” i Real Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat