Prestigjiozja britanike i frikësohet “Grupit të Ferrit”

Futboll

Prestigjiozja britanike i frikësohet “Grupit të Ferrit”

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 18:47
Anglia

Anglia ishte kualifikuar prej disa javësh në Europianin “Gjermani 2024”, por në dy sfidat e fundit me Maltën dhe Maqedoninë e Veriut, “Tre Luanët” nuk shkëlqyen.

Gjithsesi ata do të jenë në vazon e parë në shortin që do të hidhet më 2 dhjetor.

Prestigjiozja britanike “The Sun”, i ka kushtuar një artikull për grupin më të vështirë dhe atë më të lehtë që mund t’i bjerë “Tre Luanëve”.

Sipas britanikes, Anglia rrezikon të jetë pjesë e “Grupit të Ferrit”, ku përballë mund të ketë Danimarkën (Vazo 2), Holandën (Vazo 3) dhe Italinë (Vazo 4).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat