Marotta: Ata janë favoritët për titullin

Futboll

Marotta: Ata janë favoritët për titullin

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 18:56
Marotta

Kjo fundjavë në Itali rezervon një nga sfidat më spektakolare të Serisë A. Juventus pret në Torino Interin me dy skuadrat që në këtë sezon cilësohen si favoritet kryesore për titullin kampion dhe që pritet të duelojnë për fronin e Serisë A deri në javët e fundit.

Në deklaratat e drejtuesve të të dy klubeve nuk pranojnë të konsiderohen favorit dhe pas Allegrit që shprehet se ekipi i tij nuk mund të jetë favorit para Interit, tashmë radhën e ka drejtori i zikaltërve, Giuseppe Marotta që thekson se Juventus është favorit për titullin.

“Ndeshja kundër Juventusit përfaqëson derbin e Italisë dhe duhet vlerësuar si e tillë.

Por, jemi në një fazë të kampionatit ku rezultati nuk do të jetë vendimtar. Për mua Juventus është favorit për titullin duke qenë se nuk merr pjesë në kompeticionet europiane.

Ka mundësinë të stërvitet më mirë dhe të ketë më pak stres në ambientin e tyre.

Si rrjedhojë ka edhe më pak dëmtime dhe ky është një avantazh. Megjithatë, nga ana tjetër pjesëmarrja në Champions League i bën lojtarët tanë që të jenë më të frymëzuar”, u shpreh Marotta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat