Dëmtohen për një penallti, Kosova e përfundon për faqe të zezë!

Futboll

Dëmtohen për një penallti, Kosova e përfundon për faqe të zezë!

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 21 nëntor 2023 Në ora: 20:12 Përditësuar në ora: 22:34 më 21.11.2023
Pamje nga ndeshja

Kosova zhgënjen

Kosova i mbylli për faqe të zezë kualifikueset për Kampionatin Evropian.

Kosova me gjithë dominimin, zhgënjeu me rezultat duke pësuar humbje me rezultat 1:0 nga Bjellorusia.  

Kosova është paraqitur me mungesa të mëdha, pa Vedat Muriqin, Milot Rashicën, Amir Rrahmanin etj.

Kosova - Bjellorusia 0:1

Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Shikues: 5.000.
Gjyqtar: G. Kabakov (Bullgaria).
Shënues: Antilevskiy (43')/

Kartona të verdhë: Hyseni, Zeqiri, Kastrati - Malkevich, Skavysh, Korzun, Pavluchenko.

Kosovë: Bekaj; Dellova, Aliti, Krasniqi; Hadërgjonaj (Ajdini 83'), Zyba (Korenica 56'), Vojvoda, B. Berisha (Kastrati 67'); Bytyqi (Hyseni 46'), Muslija dhe Rashani (Zeqiri 57').
Bjellorusi: Pavluchenko; Polyakokv, Volkov, Politevich, Malkevich; Korzun, Kaplenko (Bocherov 56'), Ebong (Kontsevoy 73'); Yuzepchuk (Karpovich 90+1'), Skavysh (Laptev 56' - Klimovich 73')) dhe Antilevski.

Në një terren të rënduar nga reshjet e shiut, djelmoshat tanë zhgënjyen me rezultat.

Nuk mjafton dominimi e as goditjet nga distanca kur nuk krijohen rastet për gol.

Në minutën e 41-të, Zymer Bytyqi gjuan fortë nga 25 metra por nuk befasohet portieri rival.

Pas dy minutave (43') heshtje në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Futbollisti Dmitriy Antilevskiy nga rreth 20 metra ka shënuar gol të bukur. Ai me një goditje mjeshtërore ka shënuar në këndin e epërm të majtë të portierit Visar Bekaj, 0:1.

Në minutën e 60-të, Ilir Krasniqi nga 16 metra gjuan bukur përskaj shtyllës së djathtë së mysafirëve.

Meriton Korenica në minutën e 69-të nga rreth 22 metra ka dërguar goditje të furishme por për disa centimetra mbi portë.

Bjellorusia ka aplikuar mbrojtje të fortë, ndërsa sulmuesit dardanë përkundër dominimit nuk e gjetën dot rrjetën e rivalit përkatësisht të portierit Pavel Pavlyuchenko. 

Në minutën e 85-të, gjyqtari bullgar i hyri në hak Kosovës, dëmton për një penallti, pasi që lojtari mysafirë ka luajtur me dorë. Pipi i gjyqtarit hesht.  

Kosova e ka përfunduar për faqe të zezë, me humbje nga rival shumë i dobët siç është Bjellorusia. 

Rumania ka përfunduar në vend të parë me 22 pikë në Grupin I e Zvicra është në vend të dytë me 17, pasojnë Izraeli me 15, Bjellorusia 12, Kosova 11 dhe Andorra 2 pikë.

Kosova pëson humbje

(E plotësuar) -90' Minuta e fundit.

85' Kosova dëmtohet për një penallti, lojtari mysafirë luajti me dorë por gjyqtari hesht.

83' Kosovës i shtohet presionit.

80' A do të kemi gol në dhjetë minutat e fundit?

Kosova - Bjellorusia 0:1

Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Shikues: 5.000.
Gjyqtar: G. Kabakov (Bullgaria).
Shënues: Antilevskiy (43')/

Kartona të verdhë: Hyseni, Zeqiri, Kastrati - Malkevich, Skavysh.

Kosovë: Bekaj; Dellova, Aliti, Krasniqi; Hadërgjonaj (Ajdini 83'), Zyba (Korenica 56'), Vojvoda, B. Berisha (Kastrati 67'); Bytyqi (Hyseni 46'), Muslija dhe Rashani (Zeqiri 57').
Bjellorusi: Pavluchenko; Polyakokv, Volkov, Politevich, Malkevich; Korzun, Kaplenko (Bocherov 56'), Ebong (Kontsevoy 73'); Yuzepchuk, Skavysh (Laptev 56' - Klimovich 73')) dhe Antilevski.

75' 15 minuta shpresë për Dardanët.

74' Kosova po sulmon por nuk po e gjen golin.

71' Kosova po has në mbrojtje të fortë.

69’ Meriton Korenica nga rreth 22 metra ka dërguar goditje të furishme por për disa centimetra mbi portë.68' Kosova ka shtuar presionin.

66' Nuk ka ndryshim të rezultatit.

63' Kosova synon barazimin.

60' Mbrojtje e fortë e Bjellorusisë. Ilir Krasniqi nga 16 metra gjuan bukur përskaj shtyllës së djathtë së mysafirëve.58' Sulmi i Kosovës pothuajse i përgjumur.,

55' Kosova në presion të rezultatit.

49' Kosova në ndjekje të rezultatit.

46' Muhamet Hyseni futet në vend të Zymer Bytyqit.Përfundon pjesa e parë.

43' Dmitriy Antilevskiy nga rreth 20 metra e me goditje mjeshtërore ka shënuar në këndin e epërm të majtë të portierit Visar Bekaj, 0:1.

Portieri 42' Pavluchenko ka reaguar mirë në disa raste.41' Zymer Bytyqi gjuan fortë nga 25 metra por nuk befasohet portieri rival.

40' Bernard Berisha e Florent Muslija po orvaten.

37' Lojë e hapur.

34' Kosova po sulmon me të gjitha forcat.30' Kosova po dominon,. Malkevich ndëshkohet me karton të verdhë. 

27' Kosova ka shtuar presionin.

24' Ndeshje e luftuar.

22' Nuk ka gola.

19' Bytyqi nga 17 metra godet fuqishëm për jashtë shtyllës së majtë.18' Bjellorusia në presion.

15' Muslija godet nga distanca por topi për disa centimetra shkon jashtë portës.

14' Kosova ka iniciativën.

11' Kosova e do me ngulm golin.

9' Mërgim Vojvoda nga rreth 22-23 metra dërgon goditje të fortë por drejt në portierin rival.7' Kosova po lufton në fushë, kërkon golin.

5' Po bie shi në Prishtinë.

3' Lojë me ritëm e Kosovës.

1' Fillon ndeshja,

Gjithçka gati.

Kosova është gati

Kosova kërkon hakmarrje ndaj Bjellorusisë për humbjen në Budapest me rezultat 1:0.

Kosova kërkon tre pikë ndaj Bjellorusisë, në takimin e xhiros së fundit (10-të) të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.

Ndeshja Kosova-Bjellorusia fillon në orën 20:45.

Rumania kryeson me 19 pikë në Grupin I e Zvicra është në vend të dytë me 17, pasojnë Izraeli me 12, Kosova 11, Bjellorusia 9 dhe Andorra 2 pikë.

Kosova - Bjellorusia 
Kosovë: Bekaj; Dellova, Aliti, Krasniqi; Hadërgjonaj, Zybaa, Vojvoda, B.Berisha; Bytyqi, Muslija dhe Rashani.

Bjellorusi: Pavluchenko; Polyakokv, Volkov, Politevich, Malkevich; Korzun, Kaplenko, Ebong; Yuzepchuk, Skavysh dhe Antilevski.

Gliha nuk bën ndryshime nga ndeshja e fundit

Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Bjellorusisë kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e fundit kualifikuese për Euro 2024.

Gliha nuk ka bërë asnjë ndryshim nga përballja me Zvicrën duke i besuar të njëtëve lojtarë dhe të njëjtit rreshtim 3-4-2-1.

Formacioni i Kosovës

Kosova: Bekaj; Dellova, Aliti, Krasniqi, Hadergjonaj, Zyba, Vojvoda, Berisha; Muslija, Bytyqi; Rashani.

Kosova luan për vendin e tretë në grup

Kombëtarja e Kosovës mbyll rrugëtimin e saj në EURO 2024 me ndeshjen që luhet në Prishtinë sot ndaj Bjellorusisë.

Në lojë janë shanset për të arritur vendin e tretë në grup nëse dështon Izraeli, por edhe për të mbrojtur atë të katërtin nga rivalët që ka përballë.

“Dardanët” kanë bërë një edicion me luhatje ku kanë arritur barazime të rëndësishme si ndaj Zvicrës në të dy ndeshjet apo Rumanisë, dy skuadrat e kua

Kosova luan për vendin e tretë në grup, publikohet formacioni i ndeshjes ndaj Bjellorusisë.

Kosova: Bekaj; Dellova, Aliti, Krasniqi, Hadergjonaj, Zyba, Vojvoda, Berisha; Muslija, Bytyqi dhe Rashani.

Ky është formacioni Kosovë - Bjellorusi 

Kosova kërkon tre pikë ndaj Bjellorusisë, në takimin e xhiros së fundit (10-të) të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.

Kosova pas fitores 1:0 ndaj Izraelit dhe barazimit 1:1 në Basel me Zvicrën, sonte duan fitore dhe një hakmarrje për humbje në Budapest (1:0) nga Bjellorusia.  

Kosova është favorit në sfidën me bjellorusët.

Rumania kryeson me 19 pikë në Grupin I e Zvicra është në vend të dytë me 17, pasojnë Izraeli me 12, Kosova 11, Bjellorusia 9 dhe Andorra 2 pikë.

Kosova për tre pikë

Pak minuta kanë mbetur deri të fillimi i ndeshës mes Kosovës dhe Bjellorusisë.

Dardanët në “Fadil Vokrri” i bëjnë ‘konak’ Bjellorusisë në ndeshjen e fundit të këtij cikli kualifikuese për Evropianin “Gjermani 2024”.

Ndonëse kjo sfidë për të dy skuadrat nuk ka rëndësi të madhe pasi të dy skuadrat kanë humbur gjasat për kualifikim në “EURO 2024”, megjithatë, Dardanët synojnë fitore në duelin e fundit të kualifikimeve në Evropianin e ardhshëm.

Kosova në duel me Bjellorusinë hyn pas barazimi në udhëtim tek Zvicra (1-1), sfidë kjo e luajtur tri ditë më parë në Basel.

Kombëtarja jonë edhe në duel me Bjellorusinë nuk do të mund të llogarisë në gjashtë lojtarë standard, megjithatë, të besuarit e Primozh Gliha-s, tashmë janë gati për të dhënë maksimumin në përballje me bjellorusët.

Tashmë janë publikuar formacionet e të dy skuadrave:

Kosovë: Bekaj; Dellova, Aliti, Krasniqi; Hadërgjonaj, Zybaa, Vojvoda, B.Berisha; Bytyqi, Muslija; Rashani.

Bjellorusi: Pavluchenko; Polyakokv, Volkov, Politevich, Malkevich; Korzun, Kaplenko, Ebong; Yuzepchuk, Skavysh, Antilevski.

Ndeshja Kosova-Bjellorusia fillon në orën 20:45.

Sondazhi i UEFA-s: Tifozët besojnë se Kosova fiton sonte ndaj Bjellorusisë

Sonte me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohet ndeshja e fundit kualifikuese e Kosovës.

“Dardanët” në stadiumin “Fadil Vokrri” do ta presin Bjellorusinë.

E UEFA e ka publikuar një sondazh për këtë ndeshje, ku tifozët kanë mundur të votojnë.

76% e tyre besojnë se Kosova sonte do të shënojë fitore, teksa 18% votuan për fitoren e Bjellorusisë.

Ndërkohë vetëm 6% e respondentëve besojnë se ndeshja do të mbyllet pa fitues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat