Havertz: Gjithmonë është vështirë kur vjen nga Chelsea

Futboll

Havertz: Gjithmonë është vështirë kur vjen nga Chelsea

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 13:07
Havertz

Mesfushori Kai Havertz thotë se ishte shumë vështirë që t’i bashkohej Arsenalit nga Chelsea shkaku i rivalitetit të madh.

Gjermani kaloi te “Topçinjtë” nga “Blutë” gjatë verës, por ende s’e ka gjetur formën më të mirë.

Për faqen zyrtare të Arsenalit, gjermani ka treguar disa prapaskena dhe deklaroi që është shumë i lumtur në “Emirates”.

“Nga jashtë, Arsenali gjithmonë dukej si familje. Këtë ndjenjë e kisha kur luaja, dhe kur iu bashkova kështu doli. Stafi ishte shumë i mirë dhe kjo e bën më të lehtë për një futbollist”.

“Nga minuta e parë që bisedova me Mikelin për t’iu bashkuar Arsenalit, e kisha ndjenjën që kishte respekt të madh mes nesh, që isha pjesë e madhe për t’iu bashkuar klubit. E pashë që ishin bashkë klubi me lojtarët, e sidomos me tifozët”.

“Është gjithmonë vështirë kur vjen nga Chelsea sepse janë rival të mëdhenj, prandaj duhen javë për ta fituar besimin e tifozëve. Golat dhe ndeshjet mund të ndihmojnë, jap gjithmonë 100 për qind në ndeshje dhe stërvitje. Mendoj se e kanë parë dhe kjo është e rëndësishme. Jam i lumtur shumë këtu”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat