Lushnja krenohet me heronjtë kuqezi

Futboll

Lushnja krenohet me heronjtë kuqezi

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 17:48
Foto ilustrim

Sylvinho u pajis me pasaportë shqiptare gjatë Samitit të Diasporës në ditën e Arbëreshëve.

Tekniku brazilian udhëhoqi kombëtaren e Shqipërisë drejt kualifikimit në Euro 2024 dhe u nderua nga si qytetari më i ri i Republikës së Shqipërisë.

Lajmin e dha gjatë ditës së parë të Samitit Taulant Balla, ministri i Brendshëm. Ndërkohë që Sylvinho u shpreh se është shqiptar puro. Për të lehtësuar procedurat e marrjes së pasaportës, ministri e regjistroi trajnerin e Kombëtares në Lushnje.

Qytet ku kanë pasaportizim edhe Mirlind Daku e Arbnor Muja, të cilët morën pasaportë shqiptare pak muaj më parë, por jo vetëm. Plot 12 futbollistë kuqezi janë regjistruar në Lushnje, aty ku është deputet ministri Balla.

Mes tyre edhe Medon Berisha, kapiteni i Shqipërisë U21, por edhe emra si Arda Kurtulan, Agon Mjaki, Behar Ismajli, Arbër Hoxha, Meritan Shabani apo edhe Lindon Ajeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat