AC Milan e do yllin e Arsenalit

Futboll

AC Milan e do yllin e Arsenalit

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 10:56
Jakub Kiwior

AC Milan është duke synuar një transferim befasues të mbrojtësit së Arsenalit Jakub Kiwior.

Klubi italian e ka kërkuar lojtarin edhe gjatë kohës sa ishte te Spezia, por tani e duan në formë huazimi.

Kiwior iu bashkua Arsenalit në janar, por ka dështuar ta fitojë një vend në formacionin bazë.

Kësisoj, Milan po synon të përfitojë nga kjo situatë dhe shpreson ta bind lojtarin për ta pranuar ofertën e tyre, raporton e përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport”.

Në rast që polaku jep “dritën jeshile”, atëherë skuadra italiane do të bëjë menjëherë një ofertë zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat