Kuqezinjtë me ambice për tre pikë

Futboll

Kuqezinjtë me ambice për tre pikë

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 11:45
Metodi Maksimov

Kuqezinjtë me ambice për tre pikë të shtunën shkojnë në Shtip për përballjen me Bregallnicën në xhiron e 15-të e Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Mbrojtësi i djathtë i Shkëdijes, Metodi Maksimov, beson në paraqitje pozitive dhe fitore në duelin që luhet në Shtip nesër nga ora 13:00.

Metodi Maksimov, tha: “Normal si që thatë kishim pauzën e reprezentacioneve, mirëpo tani ajo mbetet prapa nesh.

Tani fokusohemi vetëm në Bregallnicën e cila sipas meje është transfertë e vështirë. Bregallnica në terren vendas është ekip e fortë para se gjithash, por ne shkojmë me mendimin që tre pikët ti sjellim në Tetovë dhe të tregojmë lojë të mirë.”

“Normal, Shkëndija në çdo ndeshje shkon në fitore. Nuk ka kurfarë dallimi nëse jemi mysafirë apo në terren vendas. Ne gjithashtu edhe në Shtip shkojmë për fitore dhe presim e shpresojmë që atë ta realizojmë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat