​Vdes ish-trajneri anglez dhe i Barcelonës, Terry Venables

Futboll

​Vdes ish-trajneri anglez dhe i Barcelonës, Terry Venables

Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 16:17
Terry Venables

Ish-futbollisti dhe trajneri anglez Terry Venables vdiq pas një sëmundjeje të gjatë në moshën 80-vjeçare.

“Jemi plotësisht të shkatërruar nga humbja e një bashkëshorti dhe babai të mrekullueshëm, i cili ndërroi jetë dje i qetë pas një sëmundjeje të gjatë.

Ne do të kërkojmë privatësi në këtë kohë tepër të trishtuar, në mënyrë që të mund të vajtojmë humbjen e këtij njeriu të mrekullueshëm që kishim fatin ta kishim në jetën tonë”, tha familja në një deklaratë.

Si trajner, Venables udhëhoqi Anglinë në gjysmëfinalet e Kampionatit Evropian në 1996 dhe menaxhoi me sukses Crystal Palace, Queens Park Rangers, Barcelonën dhe Tottenham. Si lojtar, ai luajti më shumë se 600 ndeshje për Chelsean, Tottenham, Queens Park Rangers dhe Crystal Palace.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat