Klubi merr vendimin për të ardhmen e trajnerit Sarri

Futboll

Klubi merr vendimin për të ardhmen e trajnerit Sarri

Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 19:30
Sarri

Klubi i Lacios vendosi të bënte një ndryshim të rëndësishëm në fillimin e këtij sezoni, duke i dhënë lamtumirën pas shumë vitesh Igli Tares, për t’i besuar plotësisht fuqitë e projektit sportiv trajnerit Mauricio Sarri.

Por gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç mendonin lacialët, pasi skuadra po regjistron rezultate zhgënjyese në kampionat dhe Europë, duke lënë shumë për të dëshiruar.

Ndeshja e humbur përballë Salernitanës, bëri që tashmë Lacio të mbetet në vendin e 11 në klasifikim me vetëm 17 pikë pas 13 ndeshjesh, ku kanë humbur 6 të tilla. Një situatë e cila ka lëkundur ndjeshëm pozitën e Sarrit në klubin bardhekaltër.

Por sipas mediave italiane, trajneri nuk rrezikon shkarkimin, të paktën jo tani shpejt. Trajneri bëri të qartë se nëse do fillojë të mendojë se është faji i tij, do të largohet nga drejtimi i ekipit.

Por në klub i kanë rinovuar besimin duke i qëndruar përkrah, të bindur se me një klasifikim shumë të ngjeshur, ku diferencat nuk janë shumë të mëdha, skuadra do të dijë të reagojë shpejt. Nëse ky reagim nuk do të vijë, atëherë situata do të jetë ndryshe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat