Dardanet kryejnë stërvitjen e fundit para ndeshjes me Bullgarinë

Futboll

Dardanet kryejnë stërvitjen e fundit para ndeshjes me Bullgarinë

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 14:37
Dardanet kryejnë stërvitjen

Dardanet kryejnë stërvitjen e fundit para ndeshjes me Bullgarinë, optimizëm për fitore!

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka mbajtur stërvitjen e fundit për ndeshjen kundër Bullgarisë, në kuadër të Ligës së Kombeve, e cila zhvillohet nesër më 1 dhjetor, në orën 13:00, në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Stërvitja u zhvillua në Kampin Nacional të Federatës së Futbollit të Kosovës në Hajvali.

Futbollistet Edona Kryeziu dhe Elizabeta Ejupi u shfaqën optimiste për ndeshjen kundër Bullgarisë, duke theksuar analizën e kujdesshme të kundërshtarit gjatë këtyre ditëve.

Fitorja në këtë takim do t’ia mundësojë Kosovëd avancimin në Ligën B të Ligës së Kombeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat