Bilanci i Shqipërisë me Italinë

Futboll

Bilanci i Shqipërisë me Italinë

Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 19:37
Pamje nga një ndeshje

Ndeshja e hapjes e Euro 2024 për Shqipërinë do të jetë më 15 qershor ndaj Italisë, një përballje e cila do të jetë padyshim entuziazmuese edhe për faktin se në vendin tonë ka shumë ndjekës të rregullt të futbollit italian.

Për Shqipërinë, kjo do të jetë ndeshja e pestë ndaj përfaqësues italian, me të cilën ka luajtur për herë të parë thuajse një dekadë para sfidës së Dormtundit. Shqipëria luajti për herë të parë me kombëtaren italiane në miqësoren e Xhenovas në nëntorin e vitit 2014, kur ekipi i drejtuar nga Xhani De Biazi u mund 1-0 nga ai i drejtuar nga Konte.

Dy përballjet e radhës ishin në kualifikueset e Botërorit 2018, kur Shqipëria u mund 2-0 në Palermo në mars 2017 dhe pastaj nën drejtimin e Kristian Panuçit në Shkodër në tetor 2017 me rezultatin 1-0.

Përballja e fundit është miqësorja e nëntorit 2022, kur Shqipëria që drejtohej nga Edi Reja, u mund me rezultatin 3-1 në ”Air Albania”.

Tani mbetet të shihet se si do të reagojnë kuqezinjtë, në ndeshjen e parë pa trajnerë italianë në drejtim përballë “të kaltërve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat