Cannavaro në bisedime me klubin turk

Futboll

Cannavaro në bisedime me klubin turk

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 23:07
Cannavaro

Fabio Cannavaro është në negociata për të marrë detyrën e trajnerit te Adana Demirspor.

Italiani kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij drejtuese jashtë Italisë, duke punuar në Guangzhou Evergrande, Tianjin Quanjian dhe ekipin kombëtar të Kinës, si dhe në Al-Nass.

50-vjeçari kishte një përvojë të shkurtër si trajner i Beneventos në Serie B nga shtatori 2022 deri në shkurt 2023.

Tani, fituesi i Kupës së Botës 2006 dhe i “Topit të Artë” është në bisedime për një përvojë të re në Turqi te Adana Demirspor, sipas “Sky Sport Italia”.

Klubi turk ka një histori të gjatë lidhjesh me Italinë, duke përfshirë trajnerin e mëparshëm Vincenzo Montella, i cili tani është në krye të Kombëtares së Turqisë.

Trajneri aktual, Patrick Kluivert, u shkarkua më 4 dhjetor pas tetë fitoreve, gjashtë barazimeve dhe gjashtë humbjeve në të gjitha garat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat