Hoxha në Dinamo Zagrebi

Futboll

Hoxha në Dinamo Zagrebi

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 11:40
Hoxha

Kampioni aktual kroat, Dinamo Zagreb, do të bëjë ndryshime të mëdha në dhomën e zhveshjes në merkaton e ardhshme dimërore. Dhe duket se puna e parë tashmë është rënë dakord.

Përkatësisht, “Sportske Novosti” mësoi ekskluzivisht se klubi nga Maksimiri ka arritur të kapë anësorin 25-vjeçar Arbër Hoxha nga Slaven Belupo. Puna është drejt përfundimit, thuhet se gjithçka është rreth 90%, dhe është mjaft e sigurt që Arbër Hoxha do të bëhet anëtar i Dinamo Zagrebit nga janari.

Përditësimi i fundit i çmimit të Hoxhës në “Transfermarkt” ka ndodhur në qershor të këtij viti dhe aktualisht kap vlerën e 900 mijë eurove. Me sugjerimin e Sergej Jakiroviqit, Dinamo ka konstatuar se për Hoxhën do të ofrojë 800.000 euro, më së shumti 1.000.000 euro.

Kujtojmë se ai nuk u ftua në asnjë ndeshje të Kosovës gjatë këtij viti, ndonëse ishte në formë mjaft të mirë.

Madje, në një rast, tashmë ish-përzgjedhësi i “Dardanëve”, Primozh Gliha, gjatë një konferencë për shtyp më herët ishte vërejtur që nuk e njeh edhe aq mirë sulmuesin, pasi për të kishte deklaruar se luan te Shibeniku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat