Hapet ekspozitë në Tiranë për Paolo Rossi-n

Futboll

Hapet ekspozitë në Tiranë për Paolo Rossi-n

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 15:45
Rossi

Për ata që e kanë përjetuar, Botërori i 1982 është një ndër më të paharruarit e historisë, meritë edhe e një Italie që ngrihej mbi të gjitha vështirësitë duke mundur në finale 3-1 Gjermaninë Perëndimore, pasi kishte eliminuar më parë superfuqitë,

Argjentinën një Brazil që konsiderohej si më i miri i të gjitha kohërave, një sfidë e çmendur ajo me selecaon e Falcaos dhe Socrates që përfundoi 3-2 për të kaltërit, ku të 3 golat për Italinë i shënoi Paolo Rossi, emblema e atij botërori.

Sulmuesi që vinte si thuajse i panjohur në atë Kupë Botë u shndërruar jo vetëm në simbolin e tij, por dhe në atë të ëndrrës që bëhet realitet.

Në 3 vjetorin e ndarjes nga jeta të Paolo Rossit, u mbajt në Tiranë një konferencë në ambientet e kryeministrisë u lajmërua hapja nga 26 janari në 20 shkurt e një ekspozite për nder të Paolo Rossit në kryeqytetin shqiptar, ku do të ekspozohen edhe Këpuca dhe Topi i Artë i Paolo Rossit si dhe një sërë objektesh personale të legjendës së Italisë. Prezent ishte edhe trajneri i mirënjohur italian Arrigo Sachi, i cili revolucionarizoi futbollin italian me Milanin, i cili ndër të tjera u shpreh.

“Është hera e dytë që vij në Shqipëri dhe kam kujtime shumë të mira. Paolo ishte një kampion që nxori në pah cilësitë e tij më të mira. Ishte i brishtë në fillim por më tej jo më. Mendonte dy herë më shpejt se të tjerët. Njeri i jashtëzakonshëm. Sot në Itali skuadrat më të mira bëjnë vetëm dy gjuajtje në portë, ndërsa Rossi na mësoi sesi ne duhet të ishim të parët. se si duhet të ringriheshim”-tha ai.

Ndërkohë kryeministri i vendit Edi Rama e vlerësoi Paolo Rossin si një figurë që shkon përtej sportit, duke e lidhur dhe me frymëzimin në Shqipërinë e atyre viteve.

“Kujtoj se kur Italia ishte në finale kundër Gjermanisë ka qenë një grup të rinjsh që ishin pjesë e komunitetit të madh të panumërt të tifozëve të Italisë në Shqipëri dhe që dolën nëpër rrugë me flamurin italian. Ky akt ishte herezi në ato vite.

Ne pastaj e morëm vesh për këtë të nesërmen sepse ata u arrestuan dhe u gjykuan për një akt të një papërgjegjshmërie të lartë dhe për propagandë”–deklaroi Edi Rama.

Ekspozita që do të hapet në Tiranë në 26 janar, do të sjellë përveçse koleksionit të artë të Paolo Rossit edhe të legjendave të tjera të futbollit botëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat