Rama - shënues i pesëfishtë në Çeki

Futboll

Rama - shënues i pesëfishtë në Çeki

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 18:27
Elmedin Rama

Elmedin Rama ka shënuar pesë gola për ekipin e dytë të Slavia Pragës të shtunën, në fitoren 9:0 në miqësoren ndaj Zbrojovka Brnos, e cila bën gara në kategorinë e dytë të futbollit çek.

Rama u transferua te Slavia gjatë verës pas paraqitjeve fantastike me skuadrën e Trepçës.

Qendërsulmuesi 18-vjeçar ende s’ka shënuar gol zyrtar me fanellën e ekipit B të Slavia Pragës, me të cilën numëron katër paraqitje.

Por pesë golat në miqësoren ndaj Brnos janë dëshmi e potencialit që ka sulmuesi nga Mitrovica, i cili në të ardhmen pritet të jetë pjesë e skuadrës seniore të gjigantit çek.

Ai është pjesë e Kosovës u19.

Slavia Praga B është në rrugë të mirë për t’u ngjitur në kategorinë e dytë çeke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat