Frosinone - Torino ndajnë pikët

Futboll

Frosinone - Torino ndajnë pikët

Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 14:37
Pamje nga ndeshja

Frosinone-Torino ndajnë pikët në javën e 15-të të Serie A, me sfidën që u mbyll me porta të paprekura.

Sfida ishte deri diku e balancuar me raste të shumta nga të dyja skuadrat, megjithatë asnjëra prej tyre nuk mundi të finalizonte siç duhej.

Në minutën e 90’ Torino pati mundësinë për të gjetur fitoren, por goli nuk u quajt për pozicionin e parregullt të Buongiorno.

Kështu Frosinone merr pikë pas humbjes në javën e shkuar ndaj Milan-it, ndërsa Torino nuk ia del të ruaj trendin pozitiv të javës së kaluar, ku bindi ndaj Atalanta-s.

Talenti me origjinë shqiptare, Ibrahimovic luajti deri në minutën e 71’ dhe tregoi një formë të mirë.

0-0 dhe Frosinone renditet në vend të 11-të me 19 pikë, teksa Torino renditet në vend të 10-të me 20 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat