PSV i vetmi ekip me 100% fitore në Evropë

Futboll

PSV i vetmi ekip me 100% fitore në Evropë

Më: 11 dhjetor 2023 Në ora: 11:42
Foto ilustrim

PSV Eindhoven mbetet ekipi i vetëm nga 734 liga të futbollit në 55 shtete të UEFA, që ka 100% të ndeshjeve të fituara.

Holandezët mbetën të vetmuar në këtë rekord, pasi ekipi i San Marinos, Virtus, pësoi humbje këtë xhiro nga Cosmos.

PSV pas 15 ndeshjeve të para këtë sezon në “Eredivisie”, ka 15 fitore në pozitën e parë me 45 pikë të grumbulluara.

Ekipi i udhëhequr nga Bosz Peter, deri më tani ka realizuar 52 gola dhe ka pësuar vetëm 6 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat