Duke folur në konferencën për shtyp para ndeshjes së kampionatit kundër Liverpool-it. trajneri i Manchester United, Erik Ten Hag foli për Marcus Rashford dhe atë që do t’i duhej lojtarit për të dalë nga momenti i vështirë:
“Unë mendoj se për pothuajse çdo lojtar duhet ndonjëherë një dorë ndihmëse apo edhe një shkelm në prapanicë.
“Kjo nuk më shqetëson. Unë dua të fitoj, dua të fitoj me ekipin tim, për ta bërë atë të përmirësohet në drejtimin e duhur.
“Jemi këtu për një projekt. Sezonin e kaluar ne ishim në drejtimin e duhur”, ka vazhduar trajneri holandez.
“Këtë sezon ne nuk arritëm standardet që shpresonim të kishim. Është e vërteta. Ne patëm një bllokim”.