​Nesër zhvillohet derbi i madh i Superligës

Futboll

​Nesër zhvillohet derbi i madh i Superligës

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 13:23
Foto ilustrim

Këtë të mërkurë, pra nesër, Superliga e Kosovës sjellë njërin nga derbit më të mëdha në futbollin kosovar.

Ballkani dhe Drita do të ndeshen ne Gjilan, ndeshje kjo e mbetur prapa për shkak të angazhimeve të Ballkanit në Ligën e Konferencë.

Skuadra e ilir Dajës në dy ndeshje e fundit nuk ka marr fitore duke u mposhtur nga Llapi si dhe duke barazuar me Prishtinën pa gola.

Nga ana tjetër, Drita në pesë ndeshjet e fundit ka tri fitore dhe dy barazime dhe do të kërkojnë tri pikë të reja për të mbajtur gjallë shpresat për titull.

Ballkani ka 39 pikë në vendin e parë, kurse Drita është e treta me 31 pikë. Ndeshja zhvillohet nga ora 13:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat