Macron: Kemi një plan B dhe C për ceremoninë e hapjes nëse ndodh e papritura

Futboll

Macron: Kemi një plan B dhe C për ceremoninë e hapjes nëse ndodh e papritura

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 13:00
Foto ilustrim

Presidenti i Francës, Emanuel Macron, u shpreh se puna për organizimin e Lojërave Olimpike “Paris 2024” po shkon mirë.

Natyrisht që vëmendja më e madhe është përqendruar te ceremonia e japjes së këtij eventi olimpik, që këtë herë do të jetë në ambient të hapur dhe jo në stadium.

Ceremonia do të zhvillohet përgjatë lumit të Senës dhe pritet që numri i pjesëmarrësve të jetë i lartë.

Natyrisht që kjo do të shoqërohet edhe me masa të rrepta sigurie.

“Natyrisht që kemi edhe një plan B dhe plan C për ceremoninë e hapjes së Olimpiadës. Ne jemi duke përgatitur një ceremoni hapje unike, e cila besoj se do t’i bëjë krenarë të gjithë francezët.

Do të jetë një moment i bukur, mes artit dhe festimit në sport, për të pasqyruar vlerat tona”, tha Macron.

Gjithsesi, frika e terrorizmit është e madhe, ndaj dhe organizatorët kanë gati plane të tjera në rast se ndodh ndonjë e papritur. “Ne shpresojmë që gjithçka të shkojë sipas programit të miratuar”, tha Macron.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat