Tirana ka vendosur ta lëshojë lojtarin

Futboll

Tirana ka vendosur ta lëshojë lojtarin

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 11:50
Ardit Hila

Tirana dhe Ardit Hila nuk kanë asnjë marrëdhënie mes tyre.

Lojtari nuk po stërvitet me skuadrën e parë, pasi është dënuar nga klubi për një përplasje me trajnerin Julian Ahmataj. Dihet që në janar rrugët do të ndahen.

Gjithsesi, situata nuk është aq e lehtë sa mendohet. Tirana ka vendosur ta lëshojë lojtarin, nëse ky kalon në një ekip të Kategorisë së Parë apo ekipe jopretendente në Superiore. Halili mësohet se ka bllokuar lojtarin të shkojë te Partizani, Egnatia apo Vllaznia.

Një situatë komplekse. Madje nuk përjashtohet mundësia që lojtari të qëndrojë deri në fund të sezonit bardheblu për të mos përforcuar skuadrat e tjera.

Lojtari dihet për cilësitë që ka, por me Ahmatajn pati disa fërkime që nuk kaluan pa bërë zhurmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat