​Pioli në rrezik, Milani po e mendon shkarkimin

Futboll

​Pioli në rrezik, Milani po e mendon shkarkimin

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 15:59
Stefano Pioli

“La Gazzetta dello Sport” bën të ditur se Stefano Pioli është në rrezik për tu shkarkuar, pas barazimit të Milanit 2:2 kundër Salernitanas.

Thuhet se Pioli mund të shkarkohet pas barazimit befasues 2:2 nga Salernitanas të premten.

“Rossonerët” nuk e kanë fituar asnjë ndeshje në Serie A si mysafir në tre muajt e fundit, dhe janë tetë pikë prapa liderit, Interit, por rivali i qytetit ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, drejtorët e Milanit nuk janë vetëm të nervozuar me rezultatet, por gjithashtu edhe me lëndimet e shumta të lojtarëve këtë sezon, dhe bordi kryesues i klubit ndjen se Pioli dhe stafi i tij kanë gisht në këtë punë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat