Klubi kryeqytetas kërkon Edlir Tetovën

Futboll

Klubi kryeqytetas kërkon Edlir Tetovën

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 12:36
Edlir Tetova

Edlir Tetova është padiksutim një nga trajnerët e suksesshëm në Shqipëri. Timonieri i rrogozhinasve ia ka dalë të fitojë Kupën e Shqipërisë dhe të jetë pjesmarrës me Egnatian në Conference League.

Por duket se befasia po vjen për Superioren. Sipas “Futbollit në Shqipëri” bëhet me dije se një nga skuadrat kryeqytetase po tenton Tetovën për  pjesën e dytë të sezonit.

Dinamo është skuadra që po kërkon Tetovën për t’i drejtuar në dy fazat e fundit të Superiores.

Presidenti Ardian Bardhi është i bindur se ka një organikë të mirë të lojtarëve dhe në këto kushte mendon se trajneri i rrogozhinasve do të ishte i duhuri për të nxjerrë në pah cilësitë e tyre.

Nuk dihet se çfarë do të ndodhë në ditët në vazhdim si me të ardhmen e Dritan Mehmeti ashtu edhe me mundësinë e kalimit të Edlir Tetovës te “blutë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat