Turku drejt stolit të Panathinaikos

Futboll

Turku drejt stolit të Panathinaikos

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 15:31
Fatih Terim

Ivan Jovanoviq nuk është më trajneri i Panathinaikos. 61-vjeçari serb ka prishur kontratën që e lidhte me klubin grek.

Një vendim disi i papritur sepse skuadra nga Athina mban vendin e dytë në renditjen e Superligës greke dhe pozicioni i teknikut Jovanovic nuk ishte në diskutim.

Por tashmë gjithçka është bërë zyrtare dhe pas më shumë se 2 vitesh në krye të stolit të Panathinaikos do të ulet një trajner i ri. Mediat turke janë të sigurta se zëvendësuesi i Jovanoviq do të jetë Fatih Terim.

Tekniku i mirënjohur, që më herët ka drejtuar klube si Galatasaray, Fiorentina dhe Milan apo kombëtaren e Turqisë, është aktualisht në Greqi për të firmosur kontratën që e lidh me Panathinaikos deri në 30 qershor të vitit 2025. Terim nuk stërvit një skuadër që nga janari i vitit 2022, kohë kur u largua nga drejtimi i Galatasaray.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat