Liverpooli e bën gati kontratën e re për Salahun

Futboll

Liverpooli e bën gati kontratën e re për Salahun

Më: 4 janar 2024 Në ora: 11:41
Pamje nga një ndeshje

Liverpooli e ka bërë gati kontratën e re për Mohamed Salahun.

Yllit egjiptian do t’i skadojë kontrata aktuale me “Reds” ne verën e vitit të ardhshëm, por Të Kuqtë nuk duan ta humbasin lojtarin e tyre kryesor, i cili po kalon nëpër një formë të jashtëzakonshme, mëson “Football Transfers”,,

31 vjeçari i ka shënuar 14 gola dhe i ka dhuruar 8 asistime, ndërsa flitet se ka oferta të majme nga klubet e Arabisë Saudite.

Sidoqoftë, duket se dëshirë e të dyja palëve është që të vazhdohet bashkëpunimi dhe në këtë rast, ish-futbollisti i Baselit, Chelseat, Fiorentinës e Romës të qëndrojë në “Anfield Road”.

Nën drejtimin e Salah, Liverpooli po synon ta fitojë titullin e kampionit në Angli në këtë edicion.

Ai ka fituar gjithçka të mundshme me “Reds”, ndërsa flitej për një largim të mundshëm të tij gjatë verës që po vjen.

Por, lojtari ndihet rehat dhe i dashur në “Anfield”, më shumë se kudo tjetër, andaj nënshkrimi i kontratës së re nga ana e tij është më se i mundshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat