Edhe legjendës Klose i boshatisin shtëpinë

Futboll

Edhe legjendës Klose i boshatisin shtëpinë

Më: 5 janar 2024 Në ora: 21:08
Klose

Grabitjet në shtëpitë e futbollistëve të famshëm kanë filluar të bëhen rutinë në vitet e fundit.

Kush ka bërë karrierë në këtë sport zakonisht ka gjëra me vlerë në shtëpinë e tij, si para po bizhuteri e objekte luksi, ndaj hajdutët kanë piketuar pikërisht figura të tilla për t’u bastisur banesat.

Këtë radhë viktimë e një bastisje të tillë është bërë edhe ish-futbollisti i njohur, Miroslav Klose. “Bild” bën të ditur se policia ka nisur punën për të gjetur hajdutët të cilët në ditët e fundit të vitit 2023 kanë hyrë në shtëpinë e tij.

Ajo që është mësuar nga tabloidi gjerman, është se hajdutet kanë hyrë në banesën e tij nga një ballkon në katin e dytë në darkën e 22 dhjetorit. Ata kanë thyer xhamin e një dritareje dhe në këtë mënyrë kanë hyrë në banesë, duke vjedhur sende të ndryshme me vlerë që kushtojnë në total rreth 100 mijë euro.

Ndërsa policia vijon kërkimet për autorët, Klose dhe familja e tij nuk po i ndjekin nga afër zhvillimet e fundit, pasi në këtë periudhë gjenden në Kinë, ku kanë kaluar natën e ndërrimit të viteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat