Theo: Gjithmonë kemi qenë me Piolin

Futboll

Theo: Gjithmonë kemi qenë me Piolin

Më: 7 janar 2024 Në ora: 15:25
Pioli e Theo

Theo Hernandez u shfaq i lumtur në prononcimin pas fitores 0-3 që Milani arriti në fushën e Empolit. “Raketa” e krahut të majtë, po aktivizohet në qendër të mbrojtjes për shkak të mungesave të shumta në prapavijën e të kuqve.

“Kemi kaluar një periudhë të komplikuar, por jemi të lumtur që fituam. Kurrë nuk kemi dëgjuar atë që flitet rreth nesh. Jemi hasur me shumë dëmtime. Trajneri më pyeti nëse isha i gatshëm të luaja si qendërmbrojtës. Unë i thashë po menjëherë.

Jam i lumtur, tani thjesht duhet të vazhdojmë kështu. Sot zhvilluam një ndeshje të madhe, tani të mendojmë për të mërkurën”, shprehet Theo, duke iu referuar çerekfinales së Kupës së Italisë kundër Atalantës në “San Siro”.

Në fund një koment për trajnerin Pioli, i cili ka rrezikuar shkarkimin gjatë periudhës së fundit.

“Ne kemi qenë gjithmonë me Piolin. Ne nuk dëgjojmë se çfarë thonë njerëzit. Jemi me trajnerin deri në fund”, shprehet 26-vjeçari francez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat