Skuka mesazh tifozëve të kuq

Futboll

Skuka mesazh tifozëve të kuq

Më: 7 janar 2024 Në ora: 23:36
Skuka

Rikthimi i Xhuliano Skukës tek Partizani ishte një nga lëvizjet më të bujshme të kësaj merkatoje dimërore.

Skuka erdhi në formë huazimi nga Metz, skuadër tek e cila u shit 1 vit më parë.

Teksa është vetë sulmuesi dibran që ka folur për herë të parë që prej rikthimit si “Dem” për “Partizani Channel”. Skuka shprehet besimplotë tek ekipi, teksa nuk harron tifozët e kuq duke e quajtur veten pjesë të tyren.

Gjithashtu 24-vjeçari tregon dhe rivalët e Partizanit për titull.

-Sërish pjesë e Partizanit, si e keni pritur këtë rikthim?

“Shpresoj të jetë mirë për mua dhe ekipin. Kam ardhur që të jap maksimumin dhe besoj se do ia arrijmë t’ia dalim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat