Pasi i dështoi Ancelotti, Brazili bëhet me trajner të ri

Futboll

Pasi i dështoi Ancelotti, Brazili bëhet me trajner të ri

Më: 8 janar 2024 Në ora: 10:06
Dorivan Junior.

Kombëtarja e Brazilit është bërë me trajner të ri.

Pasi i dështoi opsioni Carlo Ancelotti, Federata Braziliane e Futbollit e zgjodhi trajnerin Dorivan Junior.

Trajneri aktual i Sao Paolos do ta lë këtë klub dhe do të nënshkruajë me “Seleçaon” për ta zëvendësuar trajnerin e përkohshëm Diniz.

Ndërkohë, siç dihet Ancelotti së fundmi e vazhdoi kontratën me Real Madridin duke hequr dorë nga mundësia që ta drejtojë Kombëtaren jug-amerikane.

Me selektorin e ri Brazili synon ta fitojë Copa American në verën që po vjen dhe Botërorin 2026.

Në Kupën e Botës brazilianët nuk kanë triumfuar që nga viti 2002.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat