Broja sonte në fokus

Futboll

Broja sonte në fokus

Më: 9 janar 2024 Në ora: 16:08
Armando Broja

Armando Broja është në qendër të vëmendjes pas paraqitjes fantastike të bërë kundër Preston.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare me gjasë do ta nisë sërish nga minuta e parë teksa sonte Chelsea do të përballet me Middlesbrough, e vlefshme për Carabao Cup.

Trajneri i Bluve të Londrës, Maurizio Pochettino ka folur me superlativa për shtatlartin që dalëngadalë duket se po rigjen formën e humbur pas një pushimi të gjatë prej 1 viti.

Shtatlarti i fazës ofensive u dëmtua në dhjetor të 2022-shit ndërsa ka afro 2 muaj që ka zbritur në fushë.

Pritet me interes të shihet se si do të jetë paraqitja e shqiptarit në mbrëmjen e sotme, ndërsa sfida e kthimit do të zhvillohet në datën 23 janar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat