Skuadra e Bashkimit e ka prezantuar sot përforcimin më të ri.
Kumanovarët kanë përforcuar radhët e veta me Husein Demirin.
Lojtari i repartit ofensiv ka eksperiencë në klube të ndryshme, përfshirë këtu Ohridin, prej nga erdhi te Bashkimi.
Kjo është prurja e tretë e Bashkimit, pas Fitor Rexhepit dhe Mitreskit.
Trajner i ri i Bashkimit është Bazhe Janakievski nga Shkupi.