Nigeriani i Napolit kërkohet nga Chelsea

Futboll

Nigeriani i Napolit kërkohet nga Chelsea

Më: 11 janar 2024 Në ora: 19:27
Kvara e Osimhen

Chelsea është gati të bëjë një ofertë prej 120 milionë eurosh për Victor Osimhen.

Në verë, blutë do të tentojnë sulmuesin nigerian të Napolit, i cili vetëm pak javë më parë rinovoi kontratën.

Një rinovim me një klauzolë largimi prej 130 milionë eurosh, më qëllim dhënien e një fuqie më të madhe presidentit De Laurentiis në negociatat me klubet e interesuara për sulmuesin.

Mbetet për t’u parë nëse Napolit do t’i mjaftojnë 120 milionë. Dhe veçanërisht nëse Osimheni do të pranonte propozimin e Chelsea-t.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat