Pinturault lëndohet rëndë, u largua me helikopter

Futboll

Pinturault lëndohet rëndë, u largua me helikopter

Nga: K. Goca Më: 12 janar 2024 Në ora: 19:22
Pamje nga largimi me helikopter

Francezi Alexis Pinturault sot ishte i pafat në garën e supersllallomit të madh në Wengen të Zvicrës. 

Ai pësoi një aksident të rëndë në garën e supersllallomit të madh, ku një kërcim rutinë në dukje shkoi keq. 

Alexis Pinturault pësoi një përplasje të rëndë në mes të garës. 

Ai humbi kontrollin e skive të tij. 

Gjithçka tregon se ai ka dëmtuar rëndë gjurin e majtë dhe dorën, u largua me helikopter nga Qendra e skive.

Fundi i sezonit për yllin e skive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat