Teuta “shtang” në fund Tiranën

Futboll

Teuta “shtang” në fund Tiranën

Më: 19 janar 2024 Në ora: 20:43
Tirana

Teuta dhe Tirana e mbyllën në një barazim 2-2 ndeshjen e javës së 20 në Abissnet Superiore. Një pikë që i “rri ngushtë” bardhebluve të cilët ishin në avantazhin e dy golave.

Kryeqytetasit kaluan në avantazh në minutën e 25 me anë të Regi Lushkjes që goditi saktë nga distanca.

Në fraksionin e dytë, që rezultoi të ishte edhe më emocionuesi i sfidës, Tirana dyfishoi në minutën e 50 me anë të Kristal Abazajt që shfrytëzoi një asist perfekt të Rimal Haxhiut.

Megjithatë, vendasit nuk u dorëzuan dhe shkurtuan diferancat në minutën e 80 me anë të Llocit.

Ky i fundit u shndërrua edhe në heroin e durrsakëve pasi tre minuta më pas shënoi edhe golin e barazimit. Në fund, Tirana e mbylli ndeshjen me 10 vetë pas daljes me karton të kuq të Albi Dokës, megjithatë shifrat nuk ndryshuan dhe 90 minutëshi u mbyll në barazimin spektakolar 2-2.

Pas kësaj ndeshje, Tirana mbetet në vendin e tretë me 30 pikë ndërsa Teuta mbyll tabelën e klasifikimit me 17 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat