Vetëm Dzeko dhe Icardi më mirë se Manaj

Futboll

Vetëm Dzeko dhe Icardi më mirë se Manaj

Më: 24 janar 2024 Në ora: 14:44
Rey Manaj

Rey Manaj po kalon sezonin e tij më të mirë në karrierë, teksa ka shënuar 10 gola në 17 ndeshje në Super Ligën turke, ndërkohë që katër realizime i numëron dhe në Kupën e Turqisë me skuadrën e Sivasspor.

Një gjysmë sezoni fantastik për lushnjarin, i cili ka luajtur me Interin në fillimet e tij, ndërkohë që ka qenë dhe pjesë e klubit të Barcelonës.

Me 10 golat e realizuar, Manaj e sheh veten si shënuesi i katërt më i mirë në Super Ligën turke. Më mirë se 26-vjeçari kanë bërë Edin Dzeko i Fenerbahces me 16 gola, Thiam i Pendik dhe me 13 gola me Mauro Ikardi i Galatasaray-t me 12 gola.

Ecuria pozitive mund të bëjë që ai të kthehet sërish të veshë fanellën e Shqipërisë, aq më tepër kur në horizont është dhe kampionati europian, një vitrinë që çdo futbollist do donte ta shijonte.

Në mars do të jetë grumbullimi i radhës nga Sylvinho e do të shohim nëse do ta ketë konsideruar të mjaftueshëm kontributin e Manajt deri më tani për ti bërë vend në Kombëtare.

Sylvinho ka deklaruar se para se të vinte tek Shqipëria njihte më parë vetëm Manajn, me të cilin kishte punuar tek Interi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat