Newcastle vendos çmimin për sulmuesin anglez

Futboll

Newcastle vendos çmimin për sulmuesin anglez

Më: 26 janar 2024 Në ora: 13:56
Foto ilustrim

Sulmuesi anglez Callum Wilson mund të ndryshojë fanellë gjatë merkatos së janarit.

Ekipi i Newcastle po mendon të shesë sulmuesin e tij 31-vjeçar, i cili është dalluar me gola këtë sezon (7 në Premier).

Në fakt, sulmuesi ka shënuar 8 gola dhe një asistim në 20 ndeshjet në të cilat është përfshirë këtë sezon.

Një paraqitje e shkëlqyer që tërhoqi vëmendjen e disa klubeve.

Sipas të përditshmes britanike “Standard”, ekipet e  Chelsea, Arsenal dhe Manchester United janë në gjurmët e tij, por “Magpies” janë të gatshëm ta shesin lojtarin për një shumë prej rreth 18 milionë stërlinash.

Një shumë kjo disi më e lartë nga pretendimet e skuadrave, që kërkojnë 10-12 milionë euro për një lojtar që i skadon kontrata në verën e vitit 2025.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat