Allegri: Inter ishte dhe mbetet favorit

Futboll

Allegri: Inter ishte dhe mbetet favorit

Më: 28 janar 2024 Në ora: 12:05
Allegri

Trajneri i Juventusit, Masimiliano Allegri deklaroi pas barazimit 1-1 ndaj Empolit se ata nuk mund të fitojnë çdo ndeshje.

“Ky është futboll, nuk mund të fitosh çdo ndeshje.

Kartoni i kuq i Milikut e komplikoi ndeshjen”-tha Alegri.

Në prononcimin për mediet, italiani theksoi edhe se Interi është favoriti për të fituar titullin këtë sezon, ndërsa shtoi se në sfidën e radhës do të luajnë kundër skuadrës më të fortë.

“Interi është favorit, ndërsa ne duhet të jemi në mesin e katër më të mirëve në maj. Ne do luajmë kundër ekipit më të fortë, do të jetë mirë, por ata janë favoritët, ” deklaroi Allegri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat