Interi ka fituar në Firencë dhe rikthehet në krye të Serie A.
Zikaltrit shënuan fitore me rezultat 1:0 ndaj Fiorentinës.
Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani, ka asistuar në minutën e 14-të, ku Lautaro Martinez shënoi me kokë për 0:1.
Inter kryeson me 54 pikë, ka një më shumë se Juventusi dhe Fiorentina renditet në vend të pestë me 34 pikë pas 22 jave në Serie A.
Interi pati fat në minutën e 76-të, kur Gonzalez i Fiorentinës nuk u tregua i saktë nga penalltia.