McKennie bën zbulimin e bujshëm për Tottin

Futboll

McKennie bën zbulimin e bujshëm për Tottin

Më: 31 janar 2024 Në ora: 18:39
McKennie

Totti idhulli i një lojtari të Juventusit, tingëllon e çuditshme por jo shumë e çuditshme.

McKennie nuk u fsheh dhe zbuloi se një nga futbollistët që e ka frymëzuar gjithmonë ka qenë flamuri i Romës, pavarësisht roleve të ndryshme.

Njëri më shumë sasi dhe depërtim, tjetri fantazi dhe gjenialitet i pastër, por McKennie e shikonte gjithsesi Tottin si model. Dhe gjatë stërvitjes së Juventusit ka bërë një rrëfim.

Juventus ka publikuar një video të vogël në Instagram me titull “Idhujt e lojtarëve të Juventusit janë…”.

I pari që u përgjigj ishte McKennie i cili pranoi:

“Djema, do të më urreni për këtë, por idhulli im është Francesco Totti”, duke iu referuar rivalitetit historik mes Juves dhe Romës. Vlahovic zgjodhi Cristiano Ronaldon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat