Deliallisi: Ishte faji im

Futboll

Deliallisi: Ishte faji im

Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 17:32
Deliallisi

Erzeni u mposht me rezultatin 0-4 nga Dinamo. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Arena Egnatia”, foli e gjitha për dinamovitët. Pas këasj sfide ka folur trajneri i Erzenit, Alfred Deliallisi.

“Në radhë të parë nuk jam nga ata njerëz që fshihem ose për t’i vënë fajin dikut. Eshtë përgjegjësi e imja, pasi gabova në vendosjen e disa lojtarëve. Ishte një nga ndeshjet tona më të dobëta, por komplimentoj kundërshtarët”, u shpreh fillimisht Deliallisi.

“Me Migonën dhe Mëllugjën duhet të ishim më agresivë, por në asnjë moment nuk bëmë detyrat që un kisha dhënë. Por në momentin që unë vendos jam ai që duhet të marr përgjegjësi, nuk i fshihem asgjëje”, tha më pas Deliallisi.

Sa ju mungojnë tifozët?

“Ishte një ndeshje totalisht ndryshe nga ajo e një jave më parë që luajtëm ndaj Egnatias.

Nuk kishim dëshirën dhe agresivitetin që kam kërkuar gjatë gjithë javës.

Tifozët duhet të ishin, por nuk më takon mua kjo pjesë. Nëse ekipi nuk ka bërë agresivitetin që i kam kërkuar është e patolerueshme.

Nga dita e parë e deri më tani kam thënë që kur humbim ndeshjen nuk e humb lojtari apo ekipi, por unë.

Kështu do të jetë gjithmonë. Kur e kam marrë këtë ekip ka qenë i shkatërruar dhe në vështirësi të jashtëzakonshme. Nuk është pjesë dorëzimi. Nuk kam marrëdhënie me presidentin vetëm si president dhe trajner”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat