Në Itali ngrejnë pyetjen për të ardhmen e Allegrit

Futboll

Në Itali ngrejnë pyetjen për të ardhmen e Allegrit

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 11:05
Allegrit

Humbja kundër Inter praktikisht nxori Juventusin nga gara për titull. Në fakt, nëse do i referohemi deklaratave të Alegrit, titulli nuk ka qenë kurrë një objektiv real i Juves, më shumë ishte një lojë e mediave dhe sigurisht opinionit, në çdo rast për shkak të historisë dhe traditës, Juve nuk nxirret kurrë nga kjo garë.

Alegri në mënyrë konstante ka theksuar se fillimisht duhet të kujdesën për të siguruar prezencën në Champions, një refren që e përsëriti edhe pas humbjes kundër Inter.

Kaq ka mjaftuar që mediat italiane të ngrenë edhe një herë pyetjen, çfarë do të ndodhë me Alegrin në përfundim të këtij sezoni?

Nuk është një sekret që drejtuesit e “Zonjës” nuk dëshirojnë të nisin një sezon të ri me një trajner që futet në vitin që i përfundon kontrata, për këtë arsye do të ulen në tavolinë me të për të kuptuar qëllimin e tij.

Sipas TuttoSport, do të jetë vetë Alegri ai që do të vendos për të ardhmen e tij, nëse do të qëndrojë apo jo, ky është një vendim që i takon atij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat