Tuchel “hipotekon” para kohe Leverkusenin

Futboll

Tuchel “hipotekon” para kohe Leverkusenin

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 17:01
Thomas Tuchel,

Ngushtimi i diferencës mes Bajer Leverkusen dhe Bajern Mynih ka rritur dozat e optimizmit te kampi i bavarezëve.

Në rast fitoreje ndaj “aspirinave”, gjigantët nga Mynihu do të ngjiten për herë të parë të vetëm në krye të Bundesligës. Thomas Tuchel, në një prononcim të shkurtër për “Sky Sport.de”, ka hedhur vështrimin mbi rezultatet, lëndimet, blerjet e reja, objektivat dhe rivali i ardhëm në kampionat, Leverkusen.

TRENDI-“Bilanci do kryhet në fund të sezonit, se çfarë ka shkuar mirë dhe ku kemi gabuar.

Nëse marrim në “lupë” gjysmën e parë të ciklit 2023-2024, i kemi marrë më të mirën e mundshme në bazë të kontingjentit që kemi pasur në dispozicion. Lëndimet na kanë përndjekur thuajse në çdo repart, nga porta e deri te faza ofensive, gjithësi grupi ka reaguar pozitivisht.

Pres një shtysë akoma më të madhe nga grupi në fazën finale, aty ku do të vendoset shumëçka. Sigurisht rikthimi i të lënduarve do na e bëjë më të lehtë punën. Kam bindjen se do korrim sukses në ligë, kurse në Champions do na nevojitet edhe pak fat, pasi ndeshjet janë të limituara dhe gabimet vështirë se rikuperohen”, shtoi Tuhel.

LEVERKUSEN-“Ksabi Alonso ka ndërtuar ekip fantastik, i cili ende nuk e njohur humbjen në të gjitha garat, teksa ka tërhequr vëmendjen në Europë. Pres përballje të dyluftuar nga të dyja kampet.

Megjithatë kam bindjen se nuk do e vendosim në dyshim triumfin dhe marrjen e kreut”, mbylli me tone bindëse Tomas Tuchel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat